MENU
klinika

Triumfon Flori Mumajesi

“Plas” në “Këngën Magjike”!

09.12.2018 - 00:11

Me një diferencë shumë të madhe nga vendi i dytë, Flori Mumajesi triumfoi në edicionin e 20 të “Këngës Magjike”.

Kënga “Plas” la pasë me diferencë të madhe në vendin e dytë duetin mes Aurela Gaçes dhe Eli Farës, ndërsa në vendin e tretë u rendit Fifi dhe MC Kresha. Ndërkohë ai foli edhe për dedikimin e kësaj kënge. Flori u shprehur se është spekuluar shumë së fundmi për këngën e tij me të cilën ai mori pjesë në këtë festival. Ai u shpreh se kënga “Plas” është një dedikim për dashurinë e tij të madhe,ky është një reagim ndaj spekulimeve”: Të dua mam”, tha Flori.

Pas publikimit të kësaj kënge, u fol shumë se këngëtari e kishte atë një dedikim për Elvana Gjatën, por me këtë fjali të shkurtër, Flori ka hequr të gjitha dyshimet.