MENU
klinika

Nga “Twitter”-i te “Instagram”-i

“Po vijnë Krishtlindjet”, Rama publikon video me Zahon

24.12.2018 - 21:10

Duket se “Twitter”-i tashmë ka kaluar në plan të dytë për Kryeministrin Rama dhe ai është fokusuar më shumë te “Instagram”-i, llogaria në të cilin duket se është më personale.

Rama publikon shpesh video të shkurtra në llogarinë e tij, ndërsa pak ditë më parë e përdori atë edhe për t’u bërë thirrje studentëve për dialog.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama ka postuar një video të shkurtër të djalit të tij, i cili është duke i rënë një instrumenti.

“Po vijnë Krishtlindjet”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.