MENU
klinika

Festat e fundvitit

Policia e Elbasanit plan masash, kontrolle të rrepta

26.12.2018 - 10:10

Policia e Elbasanit në prag të festave të fundvitit, ka bërë gati një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e ditëve festive dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët.
Në këtë plan masash janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e policisë nëpërmjet të të cilave synohet:

Rritja e sigurisë së komunitetit.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e Policisë

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN