MENU
klinika

Protesta e studentëve

“Presim nesër deri në 16:00”/ Zbulohet skenari i studentëve

10.12.2018 - 17:42

Është mbyllur edhe për sot protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Por, nesër pritet  një organizim më i madh  dhe një protestë më gjithëpërfshirëse, ku parashikohet të ketë edhe gjimnazistë., ndërsa ende ka dilema nëse duhet të mblidhen para godinës së MAS apo Kryeministrisë.

Deri në orën 16:00, studentët nesër do të jenë para godinës së Ministrisë së Arsimit, por nëse qeveria nuk nxjerr një VKM për plotësimin e kërkesave të tyre, më pas do ta kalojnë protestën para kryeministrisë.

“Ne e kemi me ministren e Arsimit. Nesër do vinë gjithë studentët, jemi shumë pak për të vendosur. Marshimi do jetë nga Politekniku, nesër në orën 10 do jemi këtu”, tha njëra nga studentet.

“Unë sapo e thashë mendimin tim, përsa kohë jemii 6 ditë këtu, diçka duhet bërë. Pse nuk na fton ministrja ne, na fton kryeministri. Ndaj mendoj që protesta duhet bërë para kryeministrisë. Nuk e di cili është qëllimi dhe interesi i tyre, e di që nuk kanë argument kaq”, u shpreh një tjetër studente.

“Ne ju bëjmë ftesë duke qenë se ne sot, nuk bëjmë një lajmërim zyrtar, unë propozoj, sigurisht është edhe mendimi i përbashkët, që të gjithë gjimnazet të bashkohen para ministrisë së Arsimit dhe ta vendosim në mënyrë kolegjiale. Dua t’i bëj një thirrje përmes medias suaj të gjithë atyre që kërkojnë t’i bashkohen protestës”, theksoi një tjetër student.