MENU
klinika

Martohet çifti

Priyanka dhe Nick Jonas i japin fund beqarisë

01.12.2018 - 13:54

Një nga çiftet më simpatik të dhe më të dashur të showbiz, aktorja Priyanka Chopra dhe këngëtarit Nick Jonas kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre të dielën.

CNN raporton se çifti është martuar në një ceremoni të mbajtur në Indi.

Gjatë javës, çifti u fotografua në shtetin indian të Rajasthan, ndërsa tashmë konfirmohet se ata janë martuar.

Nick dhe Priyanka njoftuan fejesën në gusht në një postim në “Instagram”, ndërsa ky njoftim erdhi pas disa javësh thashetheme se ata ishin në një lidhje.

Ndërkohë, aktorja ka postuar një fotografi e veshur me fustan të bardhë e rrethuar nga shumë femra, duke nxitur thashethemet se është festa e beqarisë.

Chopra u bë e famshme pasi hyri në industrinë e filmit indian, Bollywood, në vitin 2001. Më pas hyri në Hollywood duke luajtur rolin e një agjenteje FBI-je në “Quantico”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN