MENU
klinika

Reagimi i Aliajt

Procedimi penal/ Aliaj: Kërkojnë përçarjen e studentëve

12.12.2018 - 10:59

Artisti Robert Aliaj ka reaguar pas procedimit penal nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e studenteve gjatë ditës së djeshme.

Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00. Procedimi sipas tij bëhet për të njollosur emrin e tij dhe për të destabilizuar çështjen e studentëve.

“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore.

Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”- tha Robert Aliaj.

Sipas policisë, Robert Aliaj së bashku me 22 persona të tjerë, përfshirë profesorin Edmond Tupe dhe disa aktivistë akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci