Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.
Në amandamendin e propozuar nga grupi parlamentar i PD sugjerohej që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohej Arsimit.
“Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin,”-shkruan në Facebook deputeti.
Amendamenti i grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin në vitin 2018.
Kujtojmë që pika e parë prej 8 pikave për të cilët studentët protestojnë është Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi dhe përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).