MENU
klinika

Deklarata

Protesta e studentëve/ Rama: E bëtë ministren UFO dhe të pashkollë!

05.12.2018 - 14:04

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’u japë dhe një përgjigje studentëve që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.

Në një replikë që kryeministri ka patur me një nga ndjekësit e tij në Facebook, Rama e ka quajtur zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje.

Me falni po e para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare) po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjecar. Sa për fotot, unë nuk kam ndërmend ti le, por ju mund të mos hyni këtu dhe kështu shpëtoni edhe nga fotot,” shkruan Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës