Kryeministri Edi Rama pas njoftimit dhe ftesës për dialog drejtuar studentëve, në Twitter ka sqaruar se nuk ka kërkuar negociata, por dialog me ta.
Ai shprehet se frikën për dialog e ka parë vetëm tek politikanët, të cilat sipas tij sot po përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.
Gjithashtu kryeministri Rama shtron edhe një pyetje duke hedhur dyshime se studentët po pengohen me megafon për të marrë pjesë në dialog për kërkesat që ata kanë adresuar.
“Negociata??Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart?Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?, shkruan Rama.