MENU
klinika

Deklarata

Protestat/ Basha: Ky shtet po degradon përditë

12.12.2018 - 10:44

Pas procedimit penal të nisur nga policia të dhjetëra protestuesve, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha shkruan se as hajduti dhe as vartësit që kapen duke vjedhur e pastruar 30 milionë euro nuk hetohen por hetohen ata që ngrenë zërin kundër qeverisë.

Kreu i PD deklaron se ky shtet po degradon përditë por se do shembet nga njerëzit.

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.
Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.”, shkruan Basha.

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj