MENU
klinika

Protestat do të vazhdojnë?

Protestat e “jelekverdhëve”, makthi i Evropës edhe në 2019

26.12.2018 - 13:08

Franca konsiderohet një bastion i stabilitetit midis vendeve të Bashkimit Evropian, por Emanuel Makron po përpiqet të shuajë një revoltë kundër udhëheqjes së tij që kërcënon të vazhdojë në 2019.

E ashtuquajtura lëvizja “Jelekverdhët” ka ngjallur protesta të dhunshme anembanë vendit që nga nëntori, duke detyruar autoritetet franceze të vendosin dhjetëra mijëra policë për të menaxhuar demonstrimet. Lëvizja e qytetarëve nisi si kundërshtim ndaj një takse për karburantin. Por “jelekverdhët” që nga ajo kohë janë bashkuar me mijëra demonstrues të shqetësuar rreth kostove në rritje të jetesës e një sërë probleme të tjera.

Në një fjalim televiziv, Macron njoftoi një paketë koncesionesh prej 13.4 miliardë paundësh, duke përfshirë një rritje të pagës minimale në një përpjekje për të shmangur ndoshta krizën më të madhe të udhëheqjes së tij 18-mujore.

Lëvizja, megjithatë, që atëherë ka shfaqur qëllime anti-qeveritare si pasojë e pakënaqësisë nga udhëheqja e Makronit.

Mbështetësit e udhëheqësit të ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon kanë kërkuar referendum. Nuk ka asnjë tregues të qartë se ata do të qetësojnë  “jelekverdhët”, por planet për të ndryshuar buxhetin 2019 janë ofruar.

Komisioni Evropian, ka premtuar të shqyrtojë me kujdes zhvillimet në buxhetin francez, pasi politikanët po përpiqen të shuajnë protestat.

kolana e librave

Blloku premtoi të “monitorojë nga afër impaktin e njoftimeve të bëra nga Presidenti Macron mbi deficitin francez”.

Pierre Moscovici, komisioneri i çështjeve ekonomike, shtoi: “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze”.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte madje ka sugjeruar që lëvizja e “jelekëve të verdhë” mund të kenë ndihmuar luftën e vetë qeverisë së tij kundër Brukselit mbi buxhetin e saj 2019.

Komisioni kishte kërcënuar se do të gjobisë Italinë për planet e saj të shpenzimeve, të cilat në të vërtetë kanë një deficit më të ulët sesa planet e reja të Macron.

Lëvizja gjithashtu kërcënon të shkaktojë “dallgë” gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Europian më 2019 pasi Partia Komuniste Franceze njoftoi se planifikon të jenë edhe “jelekverdhët” në listën e kandidatëve.

Fabien Roussel, sekretari kombëtar i partisë, tha:   “Ne nuk mund të hyjmë në zgjedhjet evropiane pa marrë parasysh atë që ka ndodhur në javët e fundit”./konica.al