MENU
klinika

Detajet

PS mbledh grupin/ Këtë javë dy seanca parlamentare

17.12.2018 - 11:47

Këtë javë do të ketë dy seanca parlamentare. Kështu është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvëend pas protestës së studentëve.

Ndërsa të premten do të zhvillohet seancë për Vetting-un në politikë. Burime nga grupi bëjnë me dije se të enjten do të rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të nismave ligjore.

“Duhet koordinim me ministrat, kemi marrëveshje e llogaridhënie,” është shprehur ai.

Në grup është ritheksuar qëndrimi për dialog me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.