MENU
klinika

Diskutime për Sirinë

Pse Putini nuk pranon të takohet me Erdoganin?

25.12.2018 - 13:28

Presidenti turk, Tayyip Erdogan u tha gazetarëve të martën se ai me siguri do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar tërheqjen e SHBA nga Siria, por Putin duket se nuk e ka në planet e tij takimin.

Ai nuk e bëri të ditur kohën e takimit. Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të udhëtojë në Rusi në ditët në vijim për të diskutuar të njëjtën çështje, citon transmetuesi CNN.

Të hënën, zëdhënësi i Erdoganit tha se Turqia do të rriste koordinimin me Rusinë në Siri, pas vendimit të trupave të SHBA-së për t’u tërhequr.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se me gjasë do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin ballë për ballë për të diskutuar tërheqjen e SHBA nga Siria.

Por, presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për t’u takuar me Presidentin turk Tayyip Erdogan, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Turqia është e vendosur për të kaluar në lindje të Lumit Eufrat në veri në Sirisë, sa më parë që është e mundur, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu më 25 dhjetor, një ditë pasi Ankaraja ka dërguar trupa shtesë në kufi me Sirinë.

“Nëse Turqia ka thënë se do të hyjë në Siri, ashtu do të jetë”, ka thënë Cacvusoglu para gazetarëve. “Ne planifikojmë të hyjmë në zonën e Lumit Eufrat sa më parë që është e mundur”.

Turqia ka thënë më herët gjatë këtij muaji se do të nisë një operacion të ri ushtarak në këtë zonë.

Turqia dhe SHBA gjithashtu kanë rënë dakord të përfundojnë marrëveshjen e tyre në qytetin sirian Manbij deri në kohën kur SHBA përfundon tërheqjen e saj, tha gjithashtu Cavusoglu, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Sipas udhërrëfyesit të Manbij, Turqia dhe SHBA ranë dakord për një tërheqje të plotë të milicisë kurde të YPG nga qyteti. Ankaraja e konsideron YPG një organizatë terroriste.

Turqia gjithashtu ka premtuar se lufta kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk do të ngadalësohet nga tërheqja e SHBA.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria, prandaj Turqia ka shtyrë fushatën derisa të përfundojë tërheqja e plotë e trupave të Shteteve të Bashkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS