Studentët sot janë në ditën e gjashtë të protestës për sa u përket tarifave shkollore dhe jo vetëm.
Por ajo çfarë është vënë re është se në protestën e nisur nga studentët, kërkon të marrë pjesë edhe PD dhe LSI.
Në media janë pasqyruar gjatë këtyre ditëve me dhjetëra raste ku militantë të PD dhe LSI si dhe kryetar PD, FRPD e LRI, janë kamufluar në protestë duke marrë megafonin e duke mos pranuar as dialog, as zgjidhje problemi.
Identifikimi i tyre është bërë nga pamjet e mediave dhe rrjetet sociale.
Por, ditën e sotme, disa nga protestuesit kanë mbuluar fytyrën. Por pse i mbulojnë fytyrat? Pse fshihen? A kemi të bejmë me studentë apo militantë partiak që duan të përfitojnë nga kauza aktuale?