Fundjava e kaluar ishte ditët më të bukura për çiftin Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, të cilët kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre.
Ndërsa kur kanë kaluar dy ditë nga ceremonia madhështore e dasmës së tyre janë publikuar edhe fotot e para. Në fotot shihet çifti i lumtur në dy ceremonitë e martesës, atë katolike dhe Hindu në Jodhpur të Indisë gjatë fundjavës.
Ceremonia katolike u mbajt të shtunën dhe nusja shihet me një vello të bardhë, ndërsa dhëndri me kostumin e zi të zakonshëm nga stilisti amerikan Jodhpur gjatë fundjavës.
Fustani i aktores indiane mori një total prej 1.826 orësh për t’u përfunduar. Veshja u bë me dorë dhe u qëndis me kristale Swarovski, ndërsa velloja ishte 23 metra e gjatë.
Dhe një ditë më vonë 36-vjeçarja dukej mahnitëse me veshjen e kuqe indiane të dizenjuar nga stilisti i njohur Sabyasachi Mukherji.