Ekzistojnë dy lloje yndyrash, zakonisht të konsideruara si “të mira” dhe “të këqija”.
Yndyrat e ngopura dhe trans janë të këqija, pasi ato janë të lidhura me një numër problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti.
Yndyrat e pangopura, ato të mira, mund të mbrojnë trupin tuaj nga disa prej problemeve shëndetësore.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju mund t’i hani ato pa kufizime, sepse nëse e teproni edhe me yndyrën e mirë, mund të çojë në shtim në peshë.
A e dini se edhe perimet e caktuara dhe disa lloje peshqish mund të kenë një përmbajtje të lartë të yndyrës?
Mbani në mend se yndyra është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, por nuk duhet abuzuar.
Rekomandimi është se jo më shumë se 30 për qind e kalorive të përditshme duhet të vijnë nga yndyra, thotë Anne Wolf, RD, një studiuese në Universitetin e Virgjinias. Bazuar në marrjen e përditshme mesatare prej 2.000 kalorive, kjo do të thotë që ne duhet të hamë më pak se 65 gram yndyrë çdo ditë.
Sigurohuni që të konsumoni yndyrë të pangopur, për të mbrojtur organizmin tuaj.
Ja disa ushqime që kanë yndyrë të ngopur dhe nëse konsumoni më shumë seç duhet, ndikojnë keq në organizmin tuaj:
* Hamburger: 36 gram yndyrë;
* 10 Patate të skuqura: 8 -10gram;
* Një fetë e djathë pice: 8 gram;
* Një sanduiç: 14 gram;
* Tre feta proshutë e gatuar: 10 gram;
* Një filxhan qumësht i plotë: 7 gram;
* Dy lugë gjalpë: 14 gram… etj.
Ushqimet me yndyrë të lartë janë:
Kokoshkat (për shkak të mënyrës së përpunimit);
Ushqime të paketuara me gjalpë ose vaj;
Mishi i kuq.
Yndyrat trans janë veçanërisht të dëmshme për nivelin tuaj të zemrës dhe të kolesterolit dhe duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur.
Vaji i ullirit, arrat, ullinjtë, avokado dhe peshq të caktuar si salmoni, skumbri dhe sardelet janë ushqime që përmbajnë yndyra të mira dhe të pangopura, por thjesht monitoroni sa hani që të ruani peshën tuaj.
Shëndeti, zemra dhe pamja e jashtme do të shkëlqejnë nëse ruani kufijtë me e konsumimit ditor të yndyrës.