MENU
klinika

Deklarata

Rama i prerë me studentët: Ose hajdeni të flasim, ose s’bëj asgjë për ju

10.12.2018 - 13:16

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi në Facebook se duhet dialog për të adresuar problematikat. Ai deklaroi se nuk bën asgjë pa pasur më parë një takim me studentët.

“Por nuk bëj asnjë lëvizje pa ardhur këtu të flisni. T’i vini, fytyrën, zemrën kësaj çështje. Do e zgjidhni ju përfaqësuesin në Bordin e Administrimit, si të doni zgjidheni ju. E s’keni pse të keni më dhimbje koke”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se kush nuk do të dialogojë le të vazhdojë të protestojë dhe se ai është me këdo që proteston për veten dhe jo për bindje politike.

“Unë jam i gatshëm që të dëgjoj. Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut? S’doni të dialogoni? Është e drejta juaj! Rrini atje protestoni. Por mos mendoni që kërkesat duhet që ne t’i nxjerrim nga koka e secilit, t’i përpunojmë dhe ta bëjmë këtë një lojë kungulleshkash. Është e qartë, unë jam me çdo studentë dhe do isha aty si një student që është aty për veten e tij, jo për Lulin, jo për Monikën dhe jo për komshijtë. Por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij. Jam me çdo prind që mbështet çdo student që është aty për veten e tij– tha Rama.

Kryeministri tha se tarifat vendosen nga universitetet, ndërsa sipas tij nuk është zoti që të zgjidhë kërkesat pa dialoguar.

“Unë dua të them, cilat kërkesa, tarifat pa tjetër i diskutojmë, dhe unë mbështes absolutisht arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre studentëve, që kanë nevojë për shumë mbështetje. Por të jemi të qartë nuk i vendosim ne, por universiteti ne kemi vendosur vetëm tavanin. Por si bëhet kjo? Pa dialog? Vetëm me komunikim telegrafik me njëri-tjetrin? Pse kush jam unë që zoti, që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh nga lart? Jo unë mund të bëj zgjidhjet nga dialogu”- tha Rama.