MENU
klinika

"Lajmet e rreme"

Rama ‘kërcënon’ portalet: Dënohen shpërhapësit e shpifjeve

02.12.2018 - 20:39

Pjesëmarrës të konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë:“News Agencies vs Fake News”, kanë organizuar një darkë pune në ‘Pallatin e Kongreseve’.

I pranishëm në këtë darkë është edhe kryeministri Rama, përveç drejtuesve të agjencive të informacionit.

Rama deklaroi se lajmet e rreme po shpërndahen me shpejtësi falë kontributit edhe të ndjekësve.

“Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disa fish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajme e vërteta.

Natyra tërheqjes së shpifjes, sponsori imi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur.

Rama-konica.al

Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme.”. tha Rama.

“Një lajm i këtij viti u përhap lajmi se qeveria kishte vensdosur të pranonte ish-luftëtarë të ISIS. Ky lajm qëndroi në disa media, por u desh kohë për tu tretur si diçka e pavërtetë.

U deshëm shumë sforco për të treguar se u bë një shpifje e qëllimtë. Marrëveshja ime me presidentin rus për t’i shitur një qytet të tërë në Shqipëri. E kështu me radhë në një situatë që nuk është vetëm pjesë e jona, por është një fenomen që duhet të [përballemi që të gjithë.

Kjo i shërben për të nxitur një gazetari klasike për burimet e lajmit. Qëllimi nuk është që ne duhet të shkojmë deri tek vendet e BE-së, ku shpifja është pjesë e Kodit penal apo edhe burg. Media online është jashtë legjislacionit. Në gashtë vitet e fundit janë hapur më shumë se 600.

Nuk dihen se kush i financon, dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre. Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit penal apo civil. Por një përditësim të legjislacionit ekzistues. Ne do të rrisim gjobat për lajme e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit.

Do ndëshkojmë sh përhapësin e shpifësit, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e fillimit.”, shtoi kryeministri.