MENU

Deklarata

‘Rama ndaloi fishekzjarret nga frika’/ Lleshaj-Berishës: Vendimi i shërben sigurisë publike

23.12.2018 - 12:06

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh se fishekzjarrët janë ndaluar nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë Ramën.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj thotë se ndalimi i lëndëve të rrezikshme piroteknike i shërben sigurisë publike dhe jetës njerëzore, ndërsa sipas tij festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.

“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”– shkruan Lleshaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN