MENU
klinika

Detajet

Rama nuk i ndahet Berishës, poston pulën e armatosur

23.12.2018 - 14:28

Kryeministri, Edi Rama  teksa tallet me deklaratat e paraardhësit të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit dhe thirrjeve të tij për armatosjen e shqiptarëve, ndan një video të një pule të armatosur.

Krahas zërit të Berishës, Rama nuk ngurron të përfshijë si personazh në videon e tij, deputetin demokrat Dashamir Shehi, i cili hedh poshtë fjalët e liderit historit të partisë së tij, ndërsa shprehet se edhe kur ka qenë koha për të marrë armët, shqiptarët nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Berisha: Bëjuni gati në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do ushtojnë, o djem rrëmbeni armët ja vdekje ja liri!

Dashamir Shehi: Po tashi, jemi disa këtu që ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm.