MENU
klinika

Reagimi në Twitter

Rama: Opozitarët nuk po përshtaten me rregullat

20.12.2018 - 11:20

Pas incidentit në seancën e sotme plenare, ku deputeti demokrat tentoi t’i qëllonte me vezë kryeministrit Rama, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.

Postimi i plotë
Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve.