MENU
klinika

Mesazhi drejt BE-së

Rama: Pres nga Brukseli të hapë negociatat në qershor

04.12.2018 - 20:06

Gjatë një konference për shtyp me homologun kroat në Zagreb, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët se çfarë pret Shqipëria nga Brukseli në qershorin e vitit që vjen.

Rama u shpreh se pret nga Brukseli të hapen negociatat me Shqipërinë ne qershor, ndërsa kryeministri kroat tha se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE.

Çfarë qëndrimi do mbajë Kroacia ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe pyetja për kryeministrin Rama, çfarë prisni ju nga Brukseli?

rama plenkovic-konica.al

Kryeministri kroat Andrej Plenković ka folur mbi qëndrimin që do mbajë Kroacia ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe ka thënë:

“Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat.”

Nga ana tjetër dhe kryeministri Rama tregon se çfarë pret nga Brukseli:

rama-konica.al

“Kroacia ka qenë një mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe pas lindjes së Kroacisë moderne.

Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e madhe"

Rama flet nga Kroacia për tensionet Kosovë-Serbi


Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”