MENU
klinika

Deklarata

Rama: S’doni dialog, rrini! Jam me këdo që proteston për veten

10.12.2018 - 11:34

Kreu i qeverisë përmes rrjetit social Facebook ka nisur një dialog për Universitetin, duke nisur nga ora 11:00.

Kryeministri tha se i vetmi rast kur ai është refuzuar për të dialoguar ka qenë gjatë kohës që PD protestonte në çandrën e ngritur në Bulevard.

Jemi sot në një moment të rëndësishëm, ku studentët kanë dalë në protestë. Që prej ditës së parë unë i kam kërkuar të ulem i e të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këtë moment, dhe është hera e parë që jo qeveri, por protestuesit thonë që nuk duam të flasim, sidoqoftë unë jam këtu dhe them se  dialogu është shumë i domosdoshëm,. Unë do vijojë të komunikoj dhe t’u shpjegoj se dialogu është i rëndësishëm. Po e them që në fillim se  nuk kemi kërkuar negociata, por vetëm dialog.

 

Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu. Kemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministri nuk na dëgjonin. Unë jam i gatshëm që të dëgjoj. Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut? Nuk doni dialog, rrini. Unë jam me këdo që proteston për veten.”- tha Rama.