MENU
klinika

Capital T

Reper i suksesshëm dhe njeri me zemër të madhe

14.12.2018 - 13:02

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili ka treguar se është edhe një njeri me zemër të madhe.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, reperi i dashur për publikun shqiptar ka zbuluar se ka ndihmuar plot pesë familje në nevojë. Ai u ka dhuruar shtëpi ku të jetojnë.

Ai është bërë pjesë e shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit” të drejtuar nga Halil Kastrati dhe i ka kthyer buzëqeshjen disa familjeve.

“Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim. Sot ishte një ditë shumë shumë e mirë”, shkruan krahas fotove të publikuara reperi.