MENU
klinika

"Çmenden" grekët

Reperi, këngë për Alket Rizain!

19.12.2018 - 21:43

Alket Rizai është një emër i njohur në Greqi. Ai ka arritur të arratiset dy herë nga burgu dhe kjo ka bërë bujë të madhe në atë kohë në mediat greke, por jo vetëm.

Por pavarësisht kësaj, duket se në vendin fqinj ka edhe nga ata persona që janë të gatshëm t’i kushtojnë këngë shqiptarit edhe pse pas hekurave.

Reperi i njohur grek “Tus” i ka kushtuar një këngë duke habitur grekët. Kënga e publikuar dje nga Tus ka nxitur reagime të shumta tek grekët të cilët nuk kanë ngurruar t’a quajnë atë një “tradhtar”.

Klipi i këngës ka arritur në mbi 87 mijë shikime brenda 48 orësh.