MENU
klinika

Rrit sërish normën e interesit

Rezerva Federale s’pyet për Trump

20.12.2018 - 16:15

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara rriti normën bazë të interesit për dollarin këtë javë, në 2.25-2.5%. Kjo është ndërhyrja e katërt për këtë vit. Sipas bankës qendrore, nga muaji Nëntor, aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë të qëndrueshme,  tregu i punës ka vazhduar të fuqizohet dhe inflacioni vazhdon të qëndrojë në objektivin e Rezervës Federale.

Të dhënat treguan gjithashtu se konsumi i ekonomive familjare është rritur, por investimet në aktive fikse nga korporatat janë ngadalësuar.

Rezerva Federale publikoi edhe projeksionet për ekonominë, pas takimit 2-ditorë të politikave monetare.  Ekonomia më e madhe në botë pritet të rritet me 3% në vitin e plotë 2018, në rënie të lehtë nga projeksionet e muajit Shtator prej 3.1%. Norma është vlerësuar në rënie në 2.3% edhe për vitin 2019, nga 2.5% që projektohej më parë.

Tregjet amerikane prisnin gjerësisht që banka të rriste normën e interesit në Dhjetor, ndërsa presidenti Donald Trump mendonte se vazhdimi i ciklit tkurrës do të ndikonte rritjen ekonomike. Kryetari i bankës qendrore, Jerome Powell, tha në konferencën pas takimit se vendimi për të rritur interesat është bazuar tërësisht në gjëndjen aktuale ekonomike dhe se Rezerva Federale nuk do të pengohet nga faktorët politikë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN