MENU
klinika

Në rrugët e Londrës

Rita në lidhje me aktorin e famshëm, publikohen fotot

25.12.2018 - 12:04

Prej kohësh flitej se ylli shqiptar, Rita Ora është në një lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield, por fotot e shkrepura ditën e djeshme kanë konfirmuar lidhjen e dyshes.

“Daily Mail” ka postuar foto të këngëtares me origjinë shqiptare dhe aktorit të famshëm. Ata janë fotografuar së bashku duke ecur në rrugët e Londrës, ku dukeshin mjaft të afërt.

Rreth 4 muaj më parë, Rita i dha fund lidhjes me Andrew Watt dhe që prej asaj kohe ishte e përqendruar në albumin e saj të dytë “Phoenix”, i cili u publikua në fund të muajit nëntor dhe tashmë duket se Viti i Ri do ta gjejë shqiptaren në krahët e një tjetër të dashuri.