MENU
klinika

Për Krishtlindje

Rita Ora kërcen me “Valle kosovare” të Shpat Kasapit

26.12.2018 - 11:45

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme në të gjithë botën, por sërish ajo kurrë nuk e ka harruar origjinën e saj, madje shpesh e shpreh me krenari që është shqiptare.

Së fundmi, Rita është argëtuar për Krishtlindje me këngën e Shpat Kasapit, “Valle kosovare”. Rita duket duke kërcyer në një video të shpërndarë në rrjetet sociale pikërisht nga mamaja e saj, Vera.

Ndërkohë, ky fundvit ishte mjaft i suksesshëm për Ritën, e cila pas 6 vitesh, në muajin nëntor publikoi albumin e saj të dytë “Phoenix”, i cili ka pasur një sukses të madh duke u renditur në top listën e këngëve më të dëgjuara. Ndërsa sa i përket jetës së saj personale, Viti i Ri duket se po e gjen Ritën edhe me një të dashur të ri.

Është fjala për aktorin e famshëm të “Spiderman”, Andrew Garfield, me të cilin u publikun edhe foto në rrugët e Londrës një ditë më parë.