MENU
klinika

David ka dhe një kërkesë...

Rita Ora përçan çiftin Beckham?!

13.12.2018 - 19:41

Çifti Beckham është shembull për marrëdhënien e tyre, por edhe ata duket se së fundmi kanë pasur probleme dhe shkak flitet se është bërë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Ata u bënë temë e mediave pas paraqitjes në “British Fashion Awards”, por “The Sun” shkruan se çifti qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes me shpinë duke injoruar njëri-tjetrin.

Sjellja e David tejet miqësore me yllin shqiptar, Rita Ora, ka befasuar të gjithë. Ish-anëtarja e Spice Girls, 44-vjeçarja, Victoria Beckham, nuk e priti aspak mirë këtë gjë.

“Kemi pritur të gjithë që ata të përqafohen para ndarjes së çmimeve, por David e pati vetëm Dave, mikun e tij, në krah të tij teksa u ngjit në skenë. Ai u shfaq mjaft i tërhequr nga Rita dhe i ka thënë se ata duhet të punojnë së bashku”, tha një burim për “The Sun”.

Edhe gjatë verës David dhe Victoria ishin në kryetitujt e tabloideve duke u spekuluar për ndarje, por përfaqësues të tyre mohuan këto zëra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti më i famshëm në botë

Pushimet e familjes Beckham