MENU
klinika

Paralajmërimi i FMN

Rreziku politik për ekonominë kosovare

19.12.2018 - 15:53

Në raportin më të fundit për Kosovën, Fondi Monetar Ndërkombëtar, nënvizon faktin se, politika populiste dhe situata komplekse politike në vend ka nxitur një ndalim të reformave ekonomike. Këto të fundit shihen si thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në kompleksitetin e situatës politike në vend, sipas FMN, përfshihen: transformimi i forcës së sigurisë së Kosovës në një ushtri të rregullt, liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian, pengesa ndaj gjykatës speciale për krimet e luftës, si dhe vendosja e tarifës prej 100% mbi importet sebe dhe boshnjake, rrjedhojë e mospranimit të Kosovës në Interpol.

Të gjitha këto çështje kanë një rrezik të lartë politik, sipas FMN, gjë që mund të reflektohet edhe në ekonomi, nëpërmjet bllokimit të axhendës së reformave.

Si rrjedhojë e këtyre çështjeve politike, progresi me reformat strukturore për të nxitur rritjen, përmirësuar tregun e punës si dhe përmirësuar qeverisjen kanë qenë të kufizuara që prej vitit të kaluar.

Ndërkohë, ka presione të forta nga të gjitha partitë për të ndërmarrë iniciativa populiste, të cilat kanë edhe një kosto të lartë fiskale.