MENU
klinika

Dekreti i Metës

Rrëzimi i dekretit/ Opozita kallëzon deputetët e PS

26.12.2018 - 14:34

PD dhe LSI kanë kallëzuar penalisht deputetët e mazhorancës, pasi sipas tyre kanë shkelur rregulloren e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e ‘tatimin mbi të ardhurat’.

PD-LSI thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.

Kujtojmë se dy ditë më parë PD-LSI iu drejtua me një letër Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kërkohet anulimi i rrëzimit të dekretit të Presidentit Meta për ligjin e ‘tatimin mbi të ardhurat’.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Kuvendi i Shqipërisë, duke shkelur Rregulloren, ka minuar bashkëjetesën normale të të gjitha grupimeve politike në Kuvend.

Nëse opozitës i mohohet e drejta e saj kushtetuese për t’u njohur me çështjet që shqyrtohen e miratohen në Kuvend, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, atëherë ky veprim antikushtetues tenton të asgjësojë defacto rolin e opozitës në Parlament, që është jetik për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”- thuhet në letër.