MENU
klinika

Shenjti i Madh

Santa Klaus dhe historia që i ndodhi në Shqipëri

05.12.2018 - 17:44

Nata e sotme përkon pikërisht me momentin kur përkujtohet Santa Klaus, plaku që i veshur me të kuqe u sjell dhurata fëmijëve. Në Shqipëri, ky shenjt njihet si Shën Kolli dhe për të ka një devocion jashtë normales. Qysh prej toponimeve të fshatrave, deri te kisha e lagje të ndryshme mbajnë emrin e tij, veçanërisht në skajet katolike veriore dhe ortodokse jugore.

Shumë histori tregohen për të në mbarë botën, ku sigurisht më e famshmja është ajo e plakut që u sillte dhurata fëmijëve, ama sot ju ftoj të lexoni një histori që atij i ka ndodhur ndër malet tona.

Sipas një gojdhëne e cila është pjesë e librit “Prralla Kombtare” të Atë Donat Kurtit, Shën Kollit i ndodhi pikërisht kështu:

 

Ishte tuj ba dimen i madh e duel  Shen Kolli shi naten e së kremtes së vet me shetitë nëpër dhè. Hajt! Hajt! Gjet n’oborr të mbretit tre djelmoça vllazen kah po lodrojshin…

…- Un jam, – u tha Shejti, – Shen Kolli e kam ardhë me ju begatë. Gjithshka të dishrojë secilli kam me i a dhanë. – Shka don ti ma i madhi?

Unë due 500 dhen e tokë e mal me i kullotë.

E ti i dyti vlla?

Un due nje sheher me dugajë e m’u ba tregtar i madh.

E ti ma i vogli vlla?

Un s’i due Zotit tjeter – tha – veç me më dhanë nji grue qi të mendojnë si vetë e me të cillen mund të pajtoj në gjithshka.

Kjoftë ba – tha Shejti – si po lypni ju

…Kaluen do vjet e Shen Kolli duel prap me kërkue shi naten e së kremtes së vet, por këso here veshë me do zhele si nji lypc.

Shkoi ma parë tu ai qi kishte pasë marrë 500 dhen. – Mbramja e mirë! – Mirë se vjen! – A po më falni gja sonte, qi asht natë e madhe? – Jooo – tha zoti i shpis – s’kemi kurrçka të bajm; pse me pa hi e me i pa falë hallkut si po lypë ti, s’i kishe pasë 500 dhen, por udha e mbarë të kjoftë!

Si kështu bre?! – i tha fukaraja – Po 500 dhent s’i ke fitue me mund t’and, por t’i ka falë Shen Kolli, por si t’i ka dhanë, njashtu ka me t’i marrë…

…Prej aty vojti Shen Kolli tu ai djali tregtar. – Puna e mbarë! – Të mbarë paç!

A ma fal nji send sonte në ket natë të madhe, për hater të Shen Kollit?

Shko more – i tha – e Zoti të dhashtë, se me ba me hi me falë si don ti, un s’i kishe sot këto dugajë e ket pasuni.

Mos bre – i a ktheu fukaraja – mos fol ashtu, se s’i ke fitue me mund t’and, por t’i ka falë Shen Kolli. Ai si t’i ka falë, ka me t’i marrë

Shkoi  Shen Kolli te i treti vlla e i krisi në derë. Me’i herë u çuen në kambë burrë e grue e çilen deren: Ti hosh gjelden! – i thanë fukaras. – Vetë Shen Kolli të paska pru me na gzue në ket natë.

S’kam pse hi – thotë fukaraja – kqyrni si jam i ndym e i shkyem, por po rri njikëtu te dera, sa mos me fjetë jashtë.

Mo Zot! – i a priten burrë e grue – te dera si?! Sonte në ket natë Shen Kollit!

E shtien mbrendë, i qiten me la kambët, e vun në krye të vendit, nisen me e nderue me të gjitha të mirat…

Deshta me ju provue, – u tha Shejti tuj u veshë krejt rreze e dritë – Shen Kolli jam vetë, e pse më nderuet në ket natë, kam me ju bekue gjithherë e kam me e ndigjue lutjen tuej.

Sikurse shihet, shumë njerëzve u ishin bërë mrekulli falë Tij e kështu, ermi i Tij nuk u harrua asnjëherë e u përjetësua në tregime, këngë e legjenda që kanë zënë vend në pasurinë shpirtërore të popullit tonë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit