MENU
klinika

‘Perla e zezë’

Sarandë/ Ankorohet jahti më i madh në botë

19.12.2018 - 12:15

Jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit, bregdeti i Sarandës ngelet atraktiv për turistët. Qyteti bregdetar është vizituar nga një ndër jahtet të cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë, “Black Pearl” (Perla e Zezë).

Mësohet se jahti 106 m i gjatë dhe me flamur islandez ka ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant.

Jahti më i madh në botë

Mjeti i lundrimit, është prodhuar në vitin 2016 për biznesmenin rus Oleg Burlakov dhe për herë të parë doli në det në Roterdam të Holandës. Shifra e përllogaritur për ndërtimin e këtij mjeti kap vlerën e 200 milionë dollarëve.

Projekti është dizajnuar nga dyshja ‘Alfa Nero’ dhe ‘Seven Seas’, ndërsa jahti ka 6 kabina.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë