MENU
klinika

Dialogu Prishtinë-Beograd

Serbia: Në dialog duhet të përfshihen Fuqitë e Mëdha

23.12.2018 - 22:03

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviç, deklaroi se nëse në dialogun Prishtinë-Beograd do të ndërhynin SHBA-të, atëherë Beogradi zyrtarisht do t’i kërkonte Moskës përfshirjen e saj në këtë proces.

Ai, pas takimeve me zyrtarët rusë nga Qeveria e Federatës Ruse, tha se hapat e Prishtinës, si vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tregoi se BE-ja “nuk ka fuqi për të ofruar garanci se marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës do të respektohen”.

Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai.