20.12.2018 - 10:31
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që brenda sallës kanë hyrë edhe disa prej deputetëve të opozitës, të cilët kanë munguar prej rreth se 6 muajsh.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin e PD, Endri Hasa, pasi ky i fundit ka tentuar që të godasë Ramën.
Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.
Vetëm ndërhyrja e Gardës ka shmangur përplasjen fizike.