MENU
klinika

I përgatisni në shtëpi

Shmangni gazrat dhe fryrjet e barkut me këto produkte!

20.12.2018 - 14:36

Nëse keni fryrje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë. 

Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangien e fryerjes dhe ngërçeve.

“Aroma e fortë e bimëve mund t’ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazrat, ngërçet madje edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz

Kjo është lista e shkurtër e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore.

Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i porsa prerë të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.

“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.

Farat e koprës

Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat. Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.

Uthulla e mollës

Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin.

Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektet pozitive në shëndet

Shtatë mrekullitë e frutit të mollës!