Tek Kopshti Botanik në Tiranë një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët.
Mësohet se mjeti tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S është djegur në një rrugë dytësore.
Si pasojë e flakësve është dëmtuar edhe një mjet tjetër tip ‘Ford’ që ishte parkuar afër mjetit tip “Volksvagen”. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- thotë policia.