MENU
klinika

Janë rreth 167 mijë

Shqiptarët në Itali, ja ku punojnë

26.12.2018 - 16:44

Shqiptarët janë grupimi më i madh i të punësuarve të huaj në Itali. Shqiptarët që punojnë në Itali janë 167.478, ose 15.2% të totalit të të huajve që punojnë në vend. Të dhënat i takojnë fundit të vitit 2017 dhe tregojnë fakte mjaft interesante edhe për sektorë të caktuar.

Rreth 41 mijë shqiptarë janë sipërmarrës të kategorive të ndryshme në Itali. Në total nga 167 mijë të punësuarit shqiptarë në Itali ndahen kështu: 30% e tyre, ose 48 mijë në sektorin bujqësor, 16%, ose 26 mijë në sektorin e ndërtimit, 11 mijë ose 7% në industri, 4.5% ose 7000 në sektorin e tregtisë dhe riparimeve, ndërsa 43.4%, ose 72 mijë në sektorin  e shërbimeve, që në pjesën dërrmuese përfshijnë bare dhe restorante.

Gjithsesi, në drejtim të shpërndarjes, shqiptarët kanë më shumë barazi, çka do të thotë se, ndryshe nga popujt e tjerë që jetojnë në Itali, janë më pak të përfaqësuar nga një sektor apo zanat i caktuar, sic mund të ndodhë me popullsitë e tjera.

Worker and the blurred construction against blue sky

Të paktën në tregun e punës, shqiptarët duket se nuk vuajnë nga stereotipet, aq sa mund të vuajnë emigrantët e tjerë. Por, duhet nënvizuar fakti se, në disa prej sektorëve, shqiptarët janë të parët. P.sh, 25% e të gjithë artizanëve të huaj në Itali janë shqiptarë. Në bujqësi janë të tretët në listë, dhe në ndërtim të dytët.

Shqiptarët janë ndër popujt që njohin një shpërndarje heterogjene në territorin e Italisë, ku ndryshe nga popullsi të tjera, nuk kanë pasur tendencën të përqëndrohen në rajone apo qytete të caktuara.