MENU
klinika

ILO: Paga reale ka rënë

Shqiptarët paguhen më pak se në vitin 2000?

07.12.2018 - 14:44

Shqiptarët sot kanë paga reale më të ulta se në vitin 2000. Këtë gjë e thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës. Madje, nga të dhënat e raportit më të fundit të pagave nëpër botë për 2018-29019, rezulton se, në Europë, Shqipëria është vendi i dytë me rënien më të madhe të pagave reale, me plot 3.3% mesatarsisht, cdo vit që prej vitit 2000. Pagat reale janë ato të rregulluara sipas normës së inflacionit.

Gjatë kësaj periudhe kohore, çmimet janë rritur me një hap bindshëm më të shpejtë se pagat, duke vështirësuar ndjeshëm jetesën në vendin tonë, e duke nxitur pse jo edhe valët migratore ndër vite. Por, ajo që bie në sy nga raporti më i fundit i ILO-s është fakti se, rënia më e madhe e pagave është në vitet 2007-2010, periudhë që përkon edhe me krizën ekonomike globale.

Rënia drastike e atyre viteve nuk është amortozuar ende sipas ILO-s. Për të kuptuar realisht pozitat e shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, mjafton të themi se vendi me performancën më të keqe në Europë, ku fill pas tij vjen Shqipëria, është pikërisht Greqia, me një normë në -3.5%.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Greqia gjatë kësaj periudhe kohore ka kaluar një prej krizave më të thella ekonomike, me tkurrjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto me më shumë se ¼, ndërkohë që shqipëria nuk është përballur me asnjë krizë të këtyre niveleve.

Pas Greqisë dhe Shqipërisë vjen Spanja, nje tjetër vend i zhytur në nëj krizë të thellë. Ndër të tjera, të dhënat tregojnë se që prej vitit 2011, në Shqipëri nuk ka pasur rritje reale të pagave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të paktën ajo që deklarohet

Paga mesatare e shqiptarëve është 390 euro


Pas shqetësimit të Qeverisë për mungesë të fuqisë punëtore

Egjiptianët mësyjnë Shqipërinë me kompani ndërtimi

Shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese

Pandemia ndrydh industrinë shqiptare

Për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë!

Projektimi i së ardhmes post-Covid bizneset dhe forcat politike