MENU
klinika

Parashikimi

Si do jetë moti natën e ndërrimit të viteve?

30.12.2018 - 17:33

Ditën e nesërme, që shënon edhe ditën e fundit të këtij viti, priten temperatura të ulta. Sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve të shiut.

Parashikimi i motit nga IGJEUM

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: 2 / 11 °C
në vendet malore: -2 / 3 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat malore në Veri dhe Lindje.

Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër në mbrëmje.