MENU
klinika

Adenoidet

Si mbrohen nga mikrobet fëmijët?

18.12.2018 - 15:04

Çfarë janë adenoidet?

Adenoidet janë një pjesë e indeve që ndodhen në pjesën e sipërme të fytit, pas hundës. Ato, së bashku me bajamet, janë pjesë e sistemit limfatik. Sistemi limfatik largon infeksionin dhe mban lëngjet e trupit në ekuilibër.

Adenoidet dhe bajamet funksionojnë duke luftuar mikrobet që futen në organizëm përmes gojës dhe hundës.

Adenoidet zakonisht fillojnë të tkurren pas moshës 5 vjeç. Pas viteve të adoleshencës, ato janë pothuajse plotësisht të zhdukura. Deri atëherë, trupi ka mënyra të tjera për të luftuar mikrobet.

adenoid_konica.al

Në cilën moshë janë adenoidet e zmadhuara?

Adenoidet e zgjeruara dhe të fryra janë një problem i zakonshëm te fëmijët.

Çfarë i shkakton adenoidet e zmadhuara?

Adenoidet e fëmijëve mund të zgjerohen, ose të fryhen, për arsye të ndryshme. Mund të ndodhë që fëmija të ketë adenoide të zmadhuara që në lindje. Gjithashtu mund të zmadhohen kur ato janë duke u përpjekur për të luftuar një infeksion dhe mund të qëndrojnë të zmadhuara edhe pas zhdukjes së infeksionit.

Çfarë problemesh mund të shkaktoj zmadhimi i adenoideve?

Adenoidet e zgjeruara mund të vështirësojnë frymëmarrjen përmes hundës. Fëmija mund të kryejë frymëmarrje vetëm përmes gojës.

adenoid_konica.al

Kjo mund të shkaktojë:

* Tharje goje, e cila gjithashtu mund të çojë në frymëmarrje të keqe;

* Buzët e plasaritura;

* Sekrecione hundore;

* Frymëmarrje me zë të lartë;

* Gërhitje;

* Apnea e gjumit (Ndalimi i frymëmarrjes për disa sekonda gjatë gjumit);

* Infeksionet e veshit.

Si mund të diagnostikohen adenoidet e zmadhuara?

Mjeku do të marrë historinë mjekësore, do të kontrollojë veshët, fytin e gojën dhe do të kontrollojë fytin e fëmijës.

adenoid_konica.al

Meqenëse adenoidet janë më lart se fyti, mjeku nuk mund t’i shohë ato vetëm duke kontrolluar gojën e fëmijës. Për të kontrolluar madhësinë e adenoideve mjeku do të përdorë:

* Një pasqyrë të veçantë në gojë;

* Një tub të gjatë, fleksibël me një dritë (një endoskop);

* Një x-ray.

Cilat janë trajtimet për adenoidet e zmadhuara?

Trajtimi varet nga ajo që shkakton problemin.

Nëse simptomat e fëmijës nuk janë shumë të rënda, nuk mund të ketë nevojë për trajtim.

Mjeku mund të përshkruaj për fëmijën një bar (spray) për zhbllokimin e hundëve për të ulur ënjtjen ose antibiotikë nëse mjeku mendon se fëmija ka infeksion bakterial.