MENU
klinika

Letërsia Klasike

Si portretizohet Rishelje nga Aleksandër Duma?

01.12.2018 - 10:08

Kardinali Risheljë është një nga ata personalitete në histori që ka hedh një hap vendimtar në krijimin e një koncepti të ri që lidhet me shtetin. Është i pari pas mesjetës që ndan  fushat e veprimit midis fesë dhe shtetit.

Po si e portretizon Aleksandër Dymas në romanin ”Sfinksi i kuq”, autori që ka portretizuar dhe Ali Pashë Tepelenën,  kardinalin Risheljë?

 Deri në atë kohë feja ka pasur një ndikim të fortë në çdo fushë të jetës. Kardinali hodhi idenë se shteti ecën më mirë në qoftë se ekonomia ndahet nga feja dhe udhëzohet nga ligjësitë e ekonimisë me administrim nga shteti.

Por duke u larguar nga shkencat politike e duke u futur në fushën e letërsisë Aleksandër Dyma shkuran për këtë perosnalitet. Po cfarë shpreh ky shkrimtar i madh për kardinalin.

“Sfinksi i kuq” është titulli nën të cilin fshihet një nga romanet e fundit të Aleksandër Dymasë (1802-1870), i cili rehabiliton personazhin e Kardinalit Rishelië.

Shkruar midis vitit 1865 dhe 1866, romani i lënë në harresë është nga të fundit shkruar nga i madhi Dyma.

Botuar së fundmi në versionin e plotë, në brendësi të stilit të autorit hasemi me kryqëzimin e katër linjave potente, të cilat endin pëlhurën: beteja e kardinalit Rishelie për të forcuar pushtetin, zbulimi i autorëve të komplotit që i mori jetën mbretit Henri IV, fitorja e Pas de Suse, një kalim strategjik midis Francës dhe Italisë dhe, së fundi, nevoja për t’i dhënë një trashëgimtar fronit të Francës.

“Sfinksi i kuq” u botua fillimisht për gazetën e përditshme “Les Nouvelles” themeluar nga gazetarja Jules Noriac, ku u shfaq në formën e një fejtoni nën titullin “Konti i Moresë”, por në format libri u botua vetëm në vitin 1946, në botimet universale, në një version të paplotë ku përfshiheshin vetëm tre nga katër pjesët e tij.

Më pas, u botua edhe në versione të tjera. Së fundi i bashkëngjitet edhe “Kolomba”, e cila përmbyll aventurat e dashurisë të të ashtuquajturit konti Moret.

Historia e këtij djali të paligjshëm të Henrit IV jepet e plotë, sikurse dashamirësit e Dymas mund të gëzohen vetëm…

Tek “Sfinksi i kuq” zbulojmë një Rishelie të paparashikuar…

…të paktën për ata që kanë lexuar “Tre Muskëtierët”, ku ministri i Luigjit XIII luante rolin e të keqit. “Sfinksi i kuq” fillon pikërisht aty ku përfundon “Tre Muskëtierët”.

Historia supozohet të jetë e veshur nga heroi, i cili i dha titullin e tij të parë, pastaj konti i Moresë. Por ky duelist i dashur duket sikur peshon shumë pak pranë Risheliesë, për të cilin Dyma ka qenë shumë më i pasionuar.

“Sfinksi i kuq” (nofka dhënë kardinalit Jules Michelet), duket veçanërisht i përshtatshëm. Krijues, mbrojtës, depërtues i  ndjenjës së të mirës publike, Rishelie zbulon intriga dhe komplote dhe lufton mes një mbreti të dobët, një mbretëreshë që mashtrohet fare lehtë, një regjent të etur për pushtet dhe një Gaston d’Orleans ambicioz dhe pervers.

 Sepse Dyma do të jetë gjithmonë Dyma!

Edhe pse një punë e vonshme, “Sfinksi i kuq” thekson më shumë cilësitë sesa të metat e Aleksandër Dymas.

Ky gjeni intrigash, ky narrator i patjetërsueshëm, ndjesia e befasisë, aftësia e tij për të konceptuar, mishëruar dhe plotësuar karaktere homerike plot jetë.

Bemolet: materiali historik, përshkrimet e zgjatura nganjëherë edhe për shkak të bollëkut të huazimeve që i bën të tjerëve – në libër Tallemant des Réaux dhe Bassompierre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit