MENU
klinika

Alergjitë e dimrit

Si të dalloni ftohjen nga alergjia pa bërë vizitë!

02.12.2018 - 12:18

Alergjitë e dimrit paraqesin probleme paksa të ndryshme nga ato të stinëve të tjera.

“Ju nuk keni polena në dimër,” thotë Douglas H. Jones, MD, nga Allergy Mountain, në Layton, Utah. Pra, alergjitë dimërore nuk janë aq të rrezikshme.

Nëse shpenzoni më shumë kohë në ambiente të mbyllura gjatë motit të ftohtë, mund të vëreni një rritje të simptomave të alergjisë, siç janë tështitja, kruarja, sytë që lotojnë etj.

Alergjia mund të formohet nga:

Qimet e kafshëve shtëpiake siç janë: macet dhe qentë, dhe mund të shkaktojnë reaksione akute ose kronike;

Pluhuri i shtëpisë mund të jenë shkaku më i zakonshëm i alergjive gjatë gjithë vitit, vë në dukje Fondacioni i Alergjisë dhe Astmës së Amerikës. Pluhuri mund të jetë i pranishëm në shtrat, qilim dhe mobilie;

Myku në shtëpi mund të shkaktojnë teshtimë dhe kruarje.

Gjatë dimrit njerëzit ngrohin ambientin dhe shpeshherë ajri thahet dhe kjo çon në tharjen e hundës dhe rrit incidencën e plasaritjeve të lëkurës, gjë që rrit rrezikun e infeksionit.

Mund të mos jetë e mundur të heqësh tërësisht alergjitë e dimrit, por mund ta zvogëlosh ekspozimin ndaj alergenëve, të paktën në mjedisin tënd.

Dr. Rank dhe ekspertët e tjerë të alergjisë ofrojnë këto këshilla për minimizimin e ekspozimit të alergjenit të brendshëm në dimër:

• Ajrosni herë pas here ambientin për të reduktuar ajrin e thatë;

• Përdorni dyshekë dhe jastëkë hipoalergjikë;

• Nëse doni të mbani kafshë në shtëpi, mbani higjienën e duhur.

Hapësirat publike, të tilla si vendet e punës, mund të kenë të njëjtat kushte që shkaktojnë alergji ashtu si shtëpia juaj: ajri i thatë dhe pluhuri. Kafshët në vendet publike janë më të shumta dhe bëhen shkak i alergjisë.

Gjatë dimrit, mund të jetë e vështirë të dallosh një alergji nga një gjendje e ftohjes sepse simptomat mund të jenë të ngjashme, siç janë tështitja, rrjedhjet e hundës dhe frymëmarrja e ngarkuar. Por ftohjet janë infeksione virale, ndërkohë që një alergji është reagimi i sistemit imunitar të trupit tuaj ndaj një ngacmuesi ose shkaktari.

Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), ftohjet zakonisht nuk zgjasin më shumë se dy javë, ndërsa alergjitë do të vazhdojnë derisa alergjenët të jenë të pranishëm.

Simptomat diferencuese janë dhimbjet dhe ethet, të cilat nuk janë në gjendjet alergjike.