MENU
klinika

Inputet bujqësore

Skema për TVSH-në kundërshtohet nga prodhuesit

15.12.2018 - 11:33

Përjashtimi nga TVSH i inputeve bujqësore dhe vendosja e masës së rimbursimit në nivelin 6%, kundërshtohet nga Industria Ushqimore, si dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare.

Përmes një shkrese dërguar institucioneve kompetente mbi ndryshimet në ligj, Albanian Food Industry, shpjegon se ndryshimet sjellin situatën që ishte para vitit 2014,  pasi  produktet bujqësore do të blihen përmes autofaturimit (që përbën mbi 90% të shitjeve nga fermerët) me TVSH të njohur 6% dhe do të tregtohet tek konsumatori fundor me TVSH 20%.

Albanian Food Industry argumenton se kjo masë, do ta fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit; do imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet; do rrisë importet e produkteve ushqimore dhe uljen e prodhimit vendas.

Po ashtu, sipas letrës, ky ndryshim do të impaktojë edhe në eksportet e produkteve bujqësore, pasi rimbursimi i TVSH së eksporteve ka qenë qartësisht subvencion i produktit për njësi prodhimi.  Albanian Food Industry e konsideron këtë iniciativë të paligjshme dhe pa logjikë ekonomike.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN