MENU
klinika

Histoplazmoza

Sporet që infektojnë mushkëritë!

13.12.2018 - 15:35

Histoplazmoza është një lloj infeksioni i mushkërive. Shkaktohet nga inhalimi i sporeve Fungale Histoplasma capsulatum.

Këto spore gjenden në tokë dhe në shpendë. Kjo kërpudhë kryesisht rritet në shtetet qendrore, juglindore dhe në mes të Atlantikut.

Shumica e rasteve të histoplazmozës nuk kërkon trajtim. Megjithatë, njerëzit me sistem imun të dobët mund të kenë probleme serioze. Sëmundja mund të përparojë dhe të përhapet në zona të tjera të trupit.

Lezione në lëkurë janë raportuar në 10 deri në 15 për qind të rasteve të histoplazmozës që janë përhapur në të gjithë trupin.

sporet qe infektojne mushkerite-konica.al

Shumica e njerëzve që janë të infektuar me këto kërpudha nuk kanë simptoma. Megjithatë, rreziku i simptomave rritet nëse janë futur shumë spore në organizëm. Nëse do të keni simptoma, ato zakonisht shfaqen rreth 10 ditë pas ekspozimit.

Simptomat e mundshme përfshijnë:

* Ethe;

* Kollë e thatë;

* Dhimbje gjoksi;

* Dhimbje të përgjithshme;

* Gunga të kuqe në këmbë.

Në raste të rënda, simptomat mund të përfshijnë:

* Djersitje e tepruar;

* Gulçim;

* Kollitje me gjak.

sporet qe infektojne mushkerite-konica.al

Histoplazmoza e përhapur shkakton inflamacion dhe acarim. Simptomat mund të përfshijnë:

* Dhimbje gjoksi, e shkaktuar nga ënjtja e zemrës;

* Ethe të tepërta;

* Dhimbje koke, nga ënjtja rreth trurit dhe palcës kurrizore.

Cilët janë shkaktarët?

Sporet fungale mund të lëshohen në ajër dhe futen në mushkëri. Prania e këtyre sporeve mund të çojë në infeksion.

Ju mund ta merrni histoplazmozën më shumë se një herë. Megjithatë, infeksioni i parë në përgjithësi është më i rëndi.

Kërpudhat nuk përhapen nga një person në tjetrin dhe nuk janë ngjitëse.

Llojet e histoplazmës

Histoplazmoza akute ose afatshkurtër zakonisht është e butë. Rrallë çon në komplikime.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se janë të ekspozuar 60 deri 90 për qind e njerëzve që jetojnë në zona ku kërpudhat janë të zakonshme. Shumë prej këtyre njerëzve ndoshta nuk kanë ndonjë simptomë të infeksionit.

Histoplazmoza kronike ose afatgjatë ndodh shumë më pak se sa forma akute. Në raste të rralla, ajo mund të përhapet në të gjithë trupin. Nëse histoplazmoza është përhapur në të gjithë trupin tuaj është kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet.

Sëmundja e përhapur zakonisht ndodh tek njerëzit me sistem imunitar të dëmtuar.