MENU
klinika

Vijon protesta

Studentët: Bashën nuk e duam, me Ramën nuk flasim, Nikolla të largohet!

08.12.2018 - 10:39

Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.  

Studentët bëjnë thirrje për tu bashkuar dhe kërkojnë që protesta e tyre të mos politizohet. “Studentët protestojnë. Bashkohuni me ne!  Studentët mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhet: “Ministrja e Arsimit ti ngele!” “Na falni që spo ju lëmë të vidhni të qetë!”

Ata kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën. “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.

Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat. “Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë”, u shpreh një tjetër.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës