12.12.2018 - 12:26
Studentët e Elbasanit kanë bllokuar aksin rrugor Elbasan- Bradashesh për një kohë të konsiderueshme duke u ulur këmbëkryq në rrugë.
Mësohet se sot është vërejtur një mungesë organizmi nga studentët, ndërsa në rrugë janë të paktën 50 studentët.
Këta të fundit ende nuk e kanë vendosur se nëse do jenë në krah të bashkëmoshatarëve në Tiranë apo protesta e tyre do të zhvendoset sërish në Elbasan.
Studentët, por edhe një pjesë e gjimnazistëve në disa qytete të Shqipërisë vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, të parashtruara me shkresë zyrtare që prej 8 ditësh.