Studentët e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e dekanit të Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule.
Ata kishin kërkuar një takim me Dhori Kulen, por ky i fundit kishte kërkuar mbledhje vetëm me 20 përfaqësues prej tyre, çka nuk është pranuar prej studentëve.
Mbledhja ishte parashikuar në orën 4:00 të pasdites së sotme, por sipas studenteve ai nuk ka ardhur ne takim. Pasi kanë pritur 30 minuta, studentët kanë shkuar në bulevard, para kryeministrisë aty ky po protestohet prej 11 ditësh.
Studentët e Ekonomikut nuk paraqiten në mbledhjen me dekanin, ndërsa të gjithë janë nisur drejt sheshit.
Studentët vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë, ndërsa u shprehën se ka përpjekje për t’i manipuluar ato në kauzën e tyre, e cila sot ka hyrë në ditën e 11-të.