10.12.2018 - 13:26
Edhe studentët e Korçës protestuan këto ditë.
Ata sot thonë se kanë marre kërcënime nga pedagogë, por edhe politikanë që të ndalin protestën.
Por studentët e Korçës thonë se nuk do të ndalen, e të martën paralajmërojnë sërish protesta.
Grupe të mëdha studentësh nga Korça janë organizuar ditën e shtunë dhe të diel dhe i janë bashkuar Kryeqytetit. Një protestë që nisi si solidarizim për studentët e Tiranës vijoi me kërkesa të domosdoshme për studentët e rretheve.