Ndryshe nga sa është vepruar këto ditë, këtë të enjte, protesta e studentëve pritet të zhvendoset para parlamentit.
“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratë për të mediat të Këshillave studentore.
Ditën e nesërme, deputetët e mazhorancës mblidhen në seancën plenare, ndërkohë deputetët e opozitës e bojkotojnë tashmë prej kohësh.
Deri më tani, protesta e studenteve është zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.
Të martën dhe sot, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke u vendosur një pjesë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para kryeministrisë.
Ditën e martë, kur skadoi edhe afati i që studentët kishin vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, një grup protestuan edhe te Zogu i Zi.